RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.720 testime ku janë diagnostifikuar 319 raste të reja me Kovid-19, prej të cilëve 59 janë riinfektime.

Marketing

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 258 pacientë të shëruar, gjithashtu është regjistruar vetëm një person që ka humbur jetën si pasojë e Kovid-19

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë realizuar gjithsej 1.944.313 testime prej të cilëve 304.047 janë diagnostifikuar me Kovid-19, numri i personave të shëruar është 292.886, numri i pacientëve që kanë humbur jetën është 9.188, ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 1.973.