Ballina Lajme Maqedoni RMV/ Bilanci treditor me Kovid 19

RMV/ Bilanci treditor me Kovid 19

Në tre ditët e fundit, e premte e shtunë dhe e diel, janë bërë 1216 testime për Covid ndërsa janë regjistruar 173 raste të reja pozitive.

Marketing
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 123 raste, Manastir 16, Kavadar 7, Prilep 6, Veles 4, Kumanovë, Ohër dhe Shtip nga 3, Strumicë , Resnje dhe Kratovë nga 2, Tetovë dhe Radovish nga 1.

Ndërkohë janë regjistruar 186 pacientë të shëruar ndërsa kanë vdekur tre pacientë të moshës 69 (Shkup), 75 (Vallandovë) dhe 79 vjeç (Ohër).

Për momentin rastet aktive shënojnë 673.

Exit mobile version