Ballina Aktuale RMV/ Dita e fundit e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve...

RMV/ Dita e fundit e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021. Kandidatët për kryetarë komunash në 44 komuna në vend, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, do ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i dërguar mesazhet e fundit qytetarëve dhe për të fituar votën e tyre të dielën, kur edhe mbahen votimet për raundin e dytë zgjedhorë. Heshtja zgjedhore nis në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 19:00 të datës 31 tetor.

Marketing

Në raundin e dytë pritet të zgjidhet edhe kryetari i Shkupit, ku në garë janë kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, që mbështetet nga VMRO DPMNE-ja dhe Petre Shilegov, kryetar aktual i Shkupit nga LSDM-ja.
Garë e fuqishme në raundin e dytë pritet të zhvillohet edhe në komunat e banuara me shqiptarë, si në Tetovë, ku garojnë dy kandidatët e partive në pushtet, Teuta Arifi nga BDI-ja dhe Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, sikur edhe në Gostivar, ku garojnë Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, që është në opozitë dhe Nevzat Bejta nga BDI-ja. Garë mes këtyre dy partive të fundit do të zhvillohet edhe për Strugën, Dibrën dhe Çairin, ndërsa në Kërçovë për kryetar të komunës garojnë kandidatët e BDI-së dhe të VMRO DPMNE-së.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, në votime dolën 50 për qind e votuesve nga rreth 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Exit mobile version