RMV/ Imunizimi nga “Covid 19” vijon me punëtorët shëndetësor

Kapacitetet spitalore me shpejtësi po  mbushen me pacientë kovid pozitiv. Numri i të sëmurëve gjithnjë shënon rritje, ndërsa vaksina ka vetëm për puntorët shëndetësor. Sipas paralajmërimeve vaksinat e para për qytetarët do të arrinë deri në fund të muajit nga kompanitë Fajzer dhe Astra Zeneka.

Marketing

“Përparësi ka personeli shëndetësor për vaksinim, ata të jenë të mbrojtur që të na mbrojnë neve, por  kjo duheshte të bëhet më herët që ta mbërrimë rradhën edhe ne.

“Vaksinat janë vonuar, duheshte më herët të arrinë por e tërë bota përballet me pandeminë dhe nuk mund të arrihet deri te vaksinat”.

“Më ftuan dhe nuk u paraqita, pres që të arrinë vaksina më të sofistikuara dhe atëherë do të vaksinohem” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.

Ndërkohë vazhdon vaksinimi i puntorëve shëndetësor. Në Poliklinikën Jane Sandanski në nivel ditor me vaksinën ruse Sputnik vaksinohen 250 puntorë shëndetësor.

Nga vaksina ruse sputnik në vend ka tre mijë doza për  imunizimin e tre mijë puntorëve shëndetësor. Në dy javët e ardhshme pritet të arrinë edhe dozat për revaksinim. Kjo vaksinë aplikohet në Poliklinkën  Jane Sandanski.

Nga vaksinimi nuk shënohen pasoja serioze për shëndetin.

“Informatat që i kemi nga ata që paraprakisht janë vaksinuar janë dhimbje lokale, dhimbje në vendin e aplikimit dhe temperaturë pak e  ngritur trupore por kjo nuk ndodh te një numër i madh i njerëzve. Kishte edhe dy kolabime të pacientëve që ndodhën paparashikueshëm por jo si reaksion i vaksinës por nga ataku i panikut që ka ndodh gjatë monetit të vaksinimit” – tha një infermiere.

Marketing