RMV/ Ja kur fillon pagesa e pensioneve për muajin shkurt

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin shkurt të vitit 2021 dhe detyroi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut të paraqesë të dhënat për pensione deri te bankat afariste më vonë  deri në datën 24.02.2021 të cilëve u rekomandohen të sigurojnë  pagesën në para të gatshme të pensioneve klientëve që nuk përdorin kartela, në katër grupe sipas orarit të mëposhtëm të krijuar sipas shumës së pensionit:

Marketing

– Për pensionet në vlerë deri në 11,000 denarë, pagesa të bëhet më 25.02.2021 (e enjte);
– Për pensionet në vlerë prej 11,001-14,000 denarë, pagesa të bëhet më 26.02.2021 (e premte);
– Për pensionet në vlerë prej 14,001-18,000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.03.2021 (e hënë); dhe
– Për pensionet në vlerë prej mbi 18,001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 02.03.2021 (e martë).

Marketing