RMV/ Kovid 19: Bilanci i të shëruarve ka arritur në 200

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga virusi Kovid 19 janë shëruar 21 pacientë, prej tyre: 16 nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi. Bilanci i të shëruarve ka arritur në 200.
Tre viktima dhe 18 raste të reja është bilanci si pasojë e CoVid-19 në 24 orët e fundit. Numri më i madh i tyre nga Kumanova, ndërsa në Shkup, Tetovë dhe Shtip janë regjistruar nga dy raste. Rasti i parë me Korona është regjistruar në Pehçevë, ndërsa nga një i infektuar shtesë është regjistruar edhe në Gostivar dhe Veles.

Marketing

Bilanci total i të infektuarve si pasojë e CoVid-19 shkon në 1225, ndërsa numri i vdekjeve në 54.

Marketing