Ballina Aktuale RMV/ Ky është bilanci i 24 orëve me Kovid 19

RMV/ Ky është bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.791 teste të kryera janë regjistruar 386 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 205 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 529 pacientë, përcjell Alsat.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 16 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 194.231 raste, prej të cilëve 176.807 janë shëruar, kurse 6.799 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 10.625 raste aktive me virusin korona

Marketing
Marketing
Exit mobile version