Ballina Lajme Maqedoni RMV/ Mësimi në shkolla do të zhvillohet me prani fizike

RMV/ Mësimi në shkolla do të zhvillohet me prani fizike

Shtabi kryesor koordinues i krizës sot ka mbajtur mbledhje e cila është udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

Është diskutuar për gjendjen epidemiologjike me Covid-19 dhe për procesin e vaksinimit.

Në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në seancën e sotme është vlerësuar se janë krijuar kushtet që fillimi i vitit të ri shkollor të jetë me prani fizike të nxënëse, përveç për përjashtime të caktuara, të cilat do të theksohen në mënyrë strikte në Vendimin i cili do të sillet nesër në seancë qeveritare.

Në mbledhje, siç njoftojnë nga Qeveria, është vendosur për këtë mënyrë të mbarëvajtjes së procesit arsimor, duke u bazuar në numrin e madh të mësimdhënësve dhe kuadrit arsimor të vaksinuar.

“Për momentin 60% janë vaksinuar, kurse pritet që deri në shtator të rritjet deri në 80%”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Në këtë drejtim janë edhe protokollet të përpiluara nga epidemiologët, të cilat janë miratuar tashmë për mësim me prani fizike, kurse kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës dhe ajrosje të rregullt të hapësirave ku mbahet mësimi.

Në mbledhje është konkluduar se te të punësuarit në çerdhe dhe personelit tjetër, vazhdon vaksinimi, kurse për momentin ai kap 60%.

Marketing
Exit mobile version