Ballina Lajme Maqedoni RMV/ Nesër nis skriningu Kovid 19 në shkollat fillore

RMV/ Nesër nis skriningu Kovid 19 në shkollat fillore

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse Zllate Mehmedovi, sot njoftoi se janë siguruar ekipet dhe punonjësit shëndetësor për të filluar testimin skrining në shkollat fillore.

Marketing

Ai tha se për momentin në shkollat fillore ka disa nxënës të infektuar me COVID-19, për dallim nga shkollat e mesme, ku situata është më e qetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nesër do të nis skriningu, ndërsa sot do të njoftohen prindërit e nxënësve për të marrë pajtueshmëri që fëmijët e tyre të testohen për COVID-19. Skriningu do të kryhet në shkolla, pra atje do të merren mostrat”, tha Mehmedoviq.

Ndërsa siç tha kryetari i KSI-së Aleksandar Petliçkovski, fillimisht ishte vendosur që fëmijët të dërohen në institucionet shëndetësore, por më vonë u vendos që mjekët të shkojnë në shkolla dhe të marrin mostrat e fëmijëve.

Exit mobile version