Ballina Lajme Maqedoni RMV, policia e trafikut pajiset me 12 motoçikleta

RMV, policia e trafikut pajiset me 12 motoçikleta

Policia e trafikut ka pranuar sot nga e Këshilli Republikan për siguri në komunikacionin rrugor, 12 motoçikleta e pajisje të tjera që arrijnë një vlerë mbi 7,3 milionë denarë

Marketing

“Një partneritet i tillë paraqet shembull jashtëzakonisht pozitiv dhe të rëndësishëm se si mund dhe duhet të realizohet dhe zhvillohet bashkëpunimi ndërinstitucional, në interes të të gjithë pjesëmarrësve në trafik.”, – deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

“Aplikimi i pajisjeve moderne teknike në procesin e menaxhimit dhe kontrollit të trafikut në rrugë do të rrisë ndjeshëm efikasitetin e punës së policisë së trafikut dhe do të rrisë vëllimin dhe cilësinë e kontrolleve që kryen policia e trafikut.”, – theksoi kryetarja e KRSKRR-së, Gordana Kozuvarovska.

Ata premtuan vazhdim të bashkëpunimit ndër institucional, për përmirësimin e sigurisë në trafikun rrugor.

Exit mobile version