Ballina Biznes RMV/Rikthehet tarifa e lirë e energjisë elektrike

RMV/Rikthehet tarifa e lirë e energjisë elektrike

Pas një vit e gjysmë rikthehet tarifa e lirë e energjisë elektrike gjatë ditës. Komisioni Rregullator për Energjetikë po i bënë analizat dhe përgatitjet e fundit për të vendosur intervalin e ri kohor në të cilën amvisëritë do të kenë dy orë brenda ditës rrymë të lirë me një çmim të volitshëm, tha kryetari i KRRE-së, Marko Beslimovski.

Marketing

“Po bëhen analizat e fundit, ndërsa në ndërkohë po vëzhgojmë situatën aktuale në bursë. Ajo që dihet se tarifa e lirë e energjisë elektrike do të jetë dy orë brenda orës 11 deri më 16, por se për cilat dy orë do të jenë, do të dimë në fund të analizës. Qëllimi i kësaj do të jetë që kjo tarifë të jetë në intervalin kohor ku realisht kemi çmime më të lira të energjisë në tregun energjetik në RMV dhe rajon.”, – deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Beslimovski.

Deri më tani vetëm “Elektrodistribuimi” i ka dorëzuar KRRE-së çmimin e ri të distribuimit të energjisë elektrike. Ata kërkojnë rritje të çmimit për distribuimin për mbi 32 %, “Evn Home”, “Memo” dhe “Mepso” ende nuk e kanë bërë këtë. Rregullatorët janë të mendimit se nuk duhet të ketë rritje, por vendimi përfundimtar do ta shpalosin për 15 ditë.

“Prej asaj që kemi pranuar prej “Elektrodistribuimit”, ata kërkojnë rritjen e çmimit për rreth 32 për qind për distribuimin e energjisë elektrike, ndërsa “EVN Home” ende nuk e ka bërë prokurimin e energjisë elektrike dhe për këtë arsye ende nuk e ka dorëzuar çmimin përfundimtar. Unë mendoj se nuk duhet të ketë rritje të çmimit duke pasur parasysh numrin e madh të fotovoltaikëve që kemi në vend.”, – theksoi kryetari i KRRE-së, Marko Beslimovski.

Por, pavarësisht kësaj, gjithë qytetarët nuk do të kenë rrymë të lirë njëherësh, pasi që gjatë periudhës që vjen do të jetë e nevojshme që ekipet e EVN-së të rregullojnë softverin e orëmatësve me të cilën do të përllogariten megavatë orët e shpenzuara brenda tarifës së lirë.

Exit mobile version