RMV/ Rritet numri i të infektuarve me virusin britanik

Ministri I Shëndetësisë I Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka njoftuar se me shpejtësi po përhapet varianti britanik I COVID-19. Ai tha se janë ndjekur shifrat dhe janë analizuar rezultatet e sekuencimit të gjenomëve të viruseve nga pacientët që ishin diagnostifikuar në  disa qytete në lindje të vendit, që vlerësohen me incidencë të lartë të infektimeve.

Marketing

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË –“Është evidente rritja gjatë periudhës së kaluar të pacientëve që ishin detektuar me variantin britanik të COVID-19. Gjatë dy ditëve kishin rritje prej 20% kurse rezultatet e fundit flasin për rritje prej 50% nga numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve”

Rritja e shifrave sipas Ministrit Filipçe ka të bëjë me mosrespektimin e masave. Krahas kësaj, ai tha, se situata është stabile dhe se nuk ka nevojë për masa të reja shtrënguese, për shkak se me disa përjashtime, nuk vërrehen presione mbi sistemin shëndetësor.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË –Jemi duke e analizuar situatën në gjithë territorin e shtetit dhe kemi një rritje të lehtë të pacientëve të shtruar nëpër spitale. Përvec Spitalit të Kavadarit nuk mund të vërrehet ndonjë presion më I madh në nivel vendi”

 Kryeministri Zoran Zaev duke siguruar se po bëhen përpjekje për të siguruar dozat e nevojshme të vaksinave edhe një herë përsëriti se për momentin vendi nuk ka nevojë për vaksinën ruse “Sputnjik V” duke e argumentuar këtë me planin kombëtar për vaksinim që thotë se vendi nuk duhet të sigurojë më shumë vaksina se sa që ka nevojë.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR –Nëse anulohet ndonjë pjesë e porosive, me siguri për porosi vijuese do të jetë pikërisht vaksina Sputnik. Edhe njëherë potencoj se si vend anëtare në NATO, vaksinimi paraqet të drejtë sovrane të secilit vend dhe absolutisht nuk ka asgjë gjeostrategjike dhe gjeopolitike pasiqë bëhet fjalë për shëndetësi, për shëndetin e qytetarëve dhe absolutisht nuk kemi asnjë rezervë..”

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se mbi 600 punonjës shëndetësor janë vaksinuar në kuadër të procesit të vaksinimit, që filloi me vaksinat që erdhën nga Serbia.

Ndërkohë raportohet se në covid-qendrat e vendit trajtohen 622 pacientë kurse janë rreth 420 shtretër të lirë. 

Marketing