RMV shumë shpejt në BE/ Osmani: Parashikimet e Ali Ahmetit duhet të merren seriozisht

I pari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i është përgjigjur pyetjes gazetareske për qëndrimin e Ali Ahmetit se vendi shumë shpejt do të integrohet në BE, në një periudhë prej 4 vitesh.

Marketing

“Momentumi gjeopolitik ka krijuar një perceptim ndryshe në BE sa i përket rëndësisë që Ballkani të integrohet sa më shpejt. Kjo shihet kudo në hapësirën europiane.

Ahmeti e ka të qartë kontekstin gjeopolitik dhe dinamikat rajonale. Prandaj, parashikimet e tij duhet të merren seriozisht”, tha ministri Osmani në emisionin “Top Tema”.

Marketing