RMV/Ulja e infektimeve, ja kur administrata kthehet me orar të plotë të punës

Prej një shkurtit, Qeveria planifikon që të fillojë procesi i rregullt i punës me orar dhe përbërje të plotë të punës. Siç bën të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, për këtë do të kërkohet mendim nga Komisioni për Sëmundje Infektive.
Administrata Shtetërore dhe Publike, komunat dhe gjykatat, në pajtim me vendimin e Qeverisë në seancën e 13-të, më 20 tetori të vitit të kaluar, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektuese, e organizoi punën në turne, në largësi ose të reduktuar me sistem të rotacioneve, varësisht nga karakteristikat e procesit të punës në institucione, duke e marrë parasysh Protokollin për masa parandaluese për të gjitha vendet e punës.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Korona, Qeveria në mars të vitit 2020 solli vendim që administratorët të punojnë nga shtëpia. Një pjesë e tyre u kthyen në punë në qershor, por të liruar ishin gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, si dhe prindërit e fëmijëve deri në 10 vjeç.
Me hapjen e kopshteve në shtator dhe fillimin e vitit shkollor masa më nuk vlente, ndërsa ata administratorë të cilët e shfrytëzuan duhej patjetër të kthehet në punë. Por, në tetor për shkak të valës së re të virusit u soll vendim i ri për punë nga shtëpia ose në turne dhe rotacione.
Por, ditëve të fundit sipas zyrtarëve shëndetësor shifrat flasin për stabilizim të situatës, prandaj paralajmërohet vendim i ri i qeverisë për kthimin e administratës në punë, duke i respektuar masat anti-Kovid.
Marketing