Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se në vitin 2023, numri i studentëve të diplomuar është zvogëluar në krahasim me vitin 2022, transmeton Portalb.mk.
Marketing
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të marra nga raportet, në vitin 2023 në shkollat dhe fakultetet e larta profesionale kanë diplomuar7.422 studentë të nivelit universitar, që është një rënie prej 0,81 përqind krahasuar me vitin 2022.
Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 6043 ose 81,4 përqind janë studentë të rregullt dhe 1.379 ose 18,6 përqind studentë me kohë të pjesshme. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 64.8 përqind janë femra.
Tridhjetë e shtatë përqind u diplomuan brenda afatit, ndërsa 63 përqind pas afatit.