Roberto Carlos: Kam fjetur me Ronaldon më shumë sesa me gruan time

14:21 | 21 Maj 2021

Marketing

Ronaldo Nazario do të bëhet së shpejti një yll filmi me një dokumentar prej 6 pjesësh për presidencën e tij në Real Valladolid.

Filmi përmban pjesë nga njerëz të famshëm të futbollit – si Guardiola, Dida dhe Roberto Carlos – ku bisedojnë për yllin e botës së futbollit, fenomenin Ronaldo, transmeton lajmi.net.

“Gjithçka që bën Ronaldo, ai e bën mirë. Unë kam fjetur me të më shumë herë sesa me gruan time. Unë kam bërë gjithçka me Ronaldon. Duke kaluar çdo kufi. Ai ka qenë si një vëlla për mua që nga viti 1993,” tha Roberto Carlos për Record.

Ronaldo dhe Roberto Carlos luajtën së bashku për Real Madrid për 5 vjet, midis 2002 dhe 2007 , e madje ata natyrisht kanë qenë shokë skuadre në nivelin ndërkombëtar për shumë më gjatë.

Ditëve në vijim do të postohen edhe fjalët që ka thënë Guardiola dhe Dida për të./Lajmi.net/

Marketing