Rohde thirrje Kosovës e Serbisë për takimin në Ohër: Mos e humbisni autobusin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar sot se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e arritshme. Ai ka potencuar se Kosova do të përfitojë shumë nga arritja e marrëveshjes.

Marketing

Rohde i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për takimin e Ohrit që mos ta humbasin autobusin.

Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij.

Për të përgatitur këtë takim dhe për të diskutuar për zbatimin e tij, gjatë kësaj jave, në Kosovë ka qëndruar emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.