Ballina Lajme Kosovë Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën

Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën

Kryetari i së ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se më 6 shtator do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.

Marketing

Rojeviq tha për agjencinë e lajmeve serbe BETA, se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë vendkalimet kufitare nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.

“Bllokada do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, bllokadat do të zgjasin derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve.

“Ne do të bllokojmë vendkalimet Bërnjak, Jarinje dhe Merdare nga ana e Serbisë qendrore, dhe kalimin Kulla në rrugën Pejë-Rozhaje nga ana e Malit të Zi. Vendkalimi Konçul nuk do të bllokohet tani për tani. Do të lejojmë vetëm automjete spitalore, si dhe të gjitha automjetet dhe pasagjerët e tjerë me dokumente serbe. Nëse dokumentet serbe nuk janë të vlefshme në Kosovë, atëherë dokumentet e Kosovës nuk mund të jenë të vlefshme as në Serbinë qendrore”, tha Rojeviq duke shtuar se të jenë të paktën 400 persona në bllokadë në çdo vendkalim.

Marketing
Exit mobile version