Roma e vendosur, largohet Fonseca dhe vjen Sarri

8:27 | 26 Prill 2021

Marketing

Maurizio Sarri gjithnjë e më shumë është duke u lidhur me një kalim tek Roma.

Sipas “Corriere dello Sport”, Maurizio Sarri tashmë mund të quhet trajner i “Giallorossëve”, transmeton lajmi.net.

Për këtë punë, është deleguar agjenti shqiptar, Fali Ramadani, i cili do të përfaqësojë interesat e Sarrit.

Sipas artikullit, bisedimet kanë filluar dhe gjatë verës do të bëhet zyrtar lajmi për emërimin e Maurizio Sarrit.

Por, Sarri pritet të bëjë ndryshime në skaudër për të zhvilluar lojën e tij, atij i duhet një sulmues, një mbrojtës i majtë, dhe një mesfushor ofansiv.

Zaniolo, Pellegrini dhe Under thuhet të jenë të preferuarit e tij dhe do të qëndrojnë./Lajmi.net/