Roma me shumë mund mposht Bolognan

19:53 | 11 Prill 2021

Marketing

Roma ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Bolognas, sfidë e vlefshme për xhiron e 30-të në Seria A.

“Romakët” fituan me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Golin që doli të jetë i vetmi në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi Borja Mayoral (44′).

Tutje, gjatë tërë ndeshjes kishte aksione nga dy palët, sidomos nga Roma, por assesi nuk i konkretizuan.

Pas kësaj fitore, Roma renditët në pozitën e shtatë me 54 pikë, derisa Bologna zë vendin e 11-të me 34 sosh./Lajmi.net/