12:11 | 12 Prill 2021
12:11 | 12 Prill 2021
Qyteti i Romës dhe Stadio Olimpico rrezikojnë të humbin të drejtën e të qenit nikoqirë të Kampionatit Evropian.
Sipas “Sport Mediaset”, Roma është në rrezik të mos përzgjidhet nga UEFA shkaku i paaftësisë për të siguruar tifozët në “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.
Për këtë problem, presidenti i Federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina i ka dërguar një letër personale Kryeministrit italian, Mario Graghi në të cilën i kërkon të marrë masa që kjo gjë të ndodhë.
Qëllimi i letrës është adaptimi i situatës me qëllim që UEFA ta pranojë delegimin e Romës si qytet nikoqir për të mirën e shtetit italian.
Në letër, Grevina nënvizon që Roma duhet të sigurojë që të paktën 25% të kapacitetit të stadiumit do të jetë me njerëz, normë e kërkuar nga UEFA.
Në ditët e ardhshme, UEFA do të vendosë për fatin e qyteteve të mbetura siç janë, Roma, Munichu etj./Lajmi.net/