22:38 | 2 Maj 2021
22:38 | 2 Maj 2021
Roma ka vazhduar me rezultate negative, këtë herë duke pësuar humbje nga Sampdoria në kuadër të xhiros së 34-të në Seria .
“Romakët” u mposhtën me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.
Silva i dha epërsinë vendasve në fundin e pjesës së parë (45′).
Ndërsa, Jankto dyfishoi rezultatin pas një gabimi të Romës (66′).
Pas dy minutave, Roma ngushtoi epërsinë përmes Mayoral, por VAR i anuloi golin për pozitë jashtë loje.
Roma kishte rastin e artë të kthehej në lojë, por nuk e shfrytëzoi Edin Dzeko duke dështuar nga pika e bardhë.
Në këtë ndeshje, u kthye edhe Marash Kumbulla që kishte munguar që nga lëndimi që pësoi me Kombëtaren e Shqipërisë në mars dhe mendohej se ky edicion kishte përfunduar për të.
Pas kësaj humbje, Rome renditët në pozitën e shtatë me 55 pikë, derisa Sampdora në të nëntën me 45 sosh./Lajmi.net/