Romeo: Procesi i zgjerimit nuk është i vdekur

Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe duhet të jetë pjesë e BE-së, Procesi i zgjerimit nuk është i vdekur dhe nuk duhet të zhgënjehemi dhe në kohë sa më të shpejtë shpresojmë se do të kemi sukses ta vazhdojmë në Këshillin e Evropës, deklaroi ambasadori i Italisë, Karlo Romeo në intervistë për televizionin Tellma.

Marketing

Theksoi se pozita e Italisë është se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe duhet të jetë pjesë e bashkimit Evropian.

“Përsëris se procesi i zgjerimit të Unionit është një nga politikat dhe linjat kryesore të cilat i mban Bashkimi Evropian dhe shpresoj se në një të ardhme të afërt do të mund të negociohet për hyrje të këtyre shteteve në BE. Dëshiroj të them se procesi i zgjerimit nuk është i vdekur dhe nuk duhet të zhgënjehemi dhe në kohë të shkurtë shpresojmë se do të kemi sukses ta propozojmë në Këshillin e Evropës”, deklaroi Romeo.

Theksoi se edhe kryeministri italian, Xhyzepe Konte, menjëherë pas Këshillit të Evropës, ka cekur se numri më i madh i shteteve evropiane kanë qenë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
“Italia gjithsesi do të angazhohet që sërish ta vendosë temën për zgjerim në Bashkimin Evropian në afat sa më të shkurtë, sipas mundësisë në Këshillin e ardhshëm për punë të përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Gjithsesi do të punojë gjithashtu edhe në tejkalimin e të gjitha pengesave të cilat ishin cekur nga vendet që nuk u dakorduan me fillimin e negociatave, gjithsesi që të zhbllokohet fillimi i negociatave. Shpresojmë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë të punojnë në reformat e shteteve sepse reformat janë rrugë mjaft e rëndësishme për fillimin e negociatave”, deklaroi Romeo.