Ronaldo i propozoi martës Georgina Rodriguez

Martesa është fare pranë për futbollistin Cristiano Ronaldo që sipas mediave të vendit të tij, i ka propozuar këto ditë partneres së tij Georgina Rodriguez që të martohen.

Marketing

Gjithçka gjatë vizitës së tyre në Londër, ku festuan ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Alana Martina.Ndërkohë në Instagram modelja bukuroshe publikoi një fotografi, ku tregonte dorën me një unazë të re, e cila mendohet se është pikërisht e fejesës.

Thuhet se Georgina ka pranuar menjëherë, aq sa ka nisur të provojë fustane për ditën e dasmës.CR7 dhe Georgina janë bashkë qysh prej verës së vitit 2016 ndërsa lidhja mes tyre u bë publike në dhjetor, kur doli fotografia e parë duke u puthur.

Ndërkohë një vit më parë ata u bënë me një vajzë me emrin Alana Martina, e cila është e katërta për futbollistin.
Ai ka edhe tre fëmijë të tjetrën Cristiano junior dhe binjakët Eva e Matteo, që të tre të ardhur në jetë nga nëna me pagesë.

Marketing