Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo ka filluar të ambientohet me jetën e tij të re në Arabinë Saudite.
Ronaldo i përket fesë së krishterë, por kohë pas kohe ka bërë veprime me të cilat u ka pëlqyer vendësve, të cilët i përkasin fesë islame.
Para disa javësh, 38 vjeçari kishte rënë në sexhde, duke e festuar në këtë mënyrë një gol të tij.
Ndërsa, sot pesë herë fituesi i Topit të Artë shfaqet në një video duke përshëndetur me përshëndetjen islame “Selamun Aleykum”.
Natyrisht, edhe ky veprim i kampionit të Evropës me Portugalinë do t’ju pëlqejë myslimanëve.