Ronaldo mund të largohet nga United nëse nuk arrin në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një rikthim magjepsës te Manchester United, 12 vjet pas largimit nga klubi, por ky rikthim i shumëpritur mund të mos zgjasë aq shumë sa shpresonin tifozët e “Djajve të Kuq”.

Marketing

United është aktualisht në një krizë me paraqitje dhe rezultate të dobëta, që tashmë e kanë larguar nga gara për titull në Premier League.

Nëse “Djajtë e Kuq”, nuk arrijnë të përfundojnë në top katërshe, Ronaldo ka mundësi që të kërkojë largimin.
Sipas Express, Ronaldo mund të detyrojë një largim në verën e ardhshme nëse nuk ndryshojnë rezultatet.

Ronaldo, në një intervistë të fundit, e bëri të qartë se nuk u kthye në Premier League thjesht për të parë vitet e mbetura të karrierës së tij.

“Unë thashë atë që ndjeva në atë moment, se jam këtu për të fituar”, kishte thënë Ronaldo për Sky Sports

Ronaldo kishte theksuar gjithashtu se ishte transfereuar tek United për tituj, dhe se nuk kishte ardhur për pushime.

“Manchester United është një shenjë e fitimit të titujve dhe unë nuk jam këtu për pushime”.
“Unë u thashë atyre se shoh potencial të madh në këtë ekip. Ata kanë lojtarë shumë të rinj, lojtarë me potencial, dhe unë jam këtu për të fituar dhe për të ndihmuar ekipin të ndërtojë gjëra të reja”.