Ronaldo në Juventus – ja si ndodhi

Cristiano Ronaldo sot kompletojë kalimin e tij sensacional në Juventus nga Real Madridi për një shumë prej 105 milionë euro

Marketing

Kur ky transfer i mundshëm u paraqit në ballinën e faqes Tuttosport, shumica e konsideron shaka, madje e konsideronin si ndeshjen “fantasy football”, ku tifozët krijojnë marrëveshje te tilla për të krijuar skuadra te shekullit.

Por, këto ishin indikacionet se si Ronaldo përgatiste terrenin për largim nga Real Madridi!

Janar 2018 – Ulë klauzolën me një marrëveshje me Real Madridin

Ndodhi në dimër, ku besohet që CR7 u ulë me Real Madridin për të arritur një marrëveshje xhentëlmene që ai mund të largohej për 100 milionë euro, shumë më pak sesa klauzola e tij që ishte 1 miliard euro, por këtë nuk do ta bënte për rivalët direkt, sidomos në Spanjë.

Kjo nuk ishte diçka që portugezi e dëshironte por ai e nënshkroi pasi që kuptojë se klubi nuk po e dëshironte më.

3 prill – Tifozët e Juventusit ngritën në këmbë për Ronaldon

Më 3 prill, Juventusi po përpiqej më të madhe që të barazonte rezultatin në shtëpi në ndeshjen çerekfinale të Ligës se Kampionëve.

Ronaldo shënon një gol të bukur nga Gianluigi Buffon.

Pavarësisht këtij fakti dhe se Juive po humbiste, tifozët e Juves ngritën në këmbë dhe e aplaudojnë sulmin e tij. CR7 preket shumë.

Ndoshta ky ishte momenti ku ai e mori në konsideratë transferin në Torino?

26 maj – “Ishte mirë të luash me Real Madrid”

Real Madridi fitojë Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në maj për herë të tretë më radhë, por për te pestën herë në karrierën e Ronaldos.

Duke folur për BeIN Sports pas ndeshjes, superylli portugez bëri një koment të çuditshëm për të ardhmen e tij.

“Ishte mirë të luash në Real Madrid”, tha Ronaldo. “Në ditët në vazhdim do të flasim më shumë”.

1 korrik – Tuttosport jep lajmin e madh

Në fillim të këtij muaji, ditorja e Torinos Tuttosport shkruan se Jorge Mendes është duke punuar për ta sjell Ronaldon në Juve, pasi kishte nënshkruar me Joao Cancelon.

Me tregimin u tallen të gjithë pasi që Zonja e Vjetër më parë nga kjo media ishin lidhur edhe Neymar, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

3 korrik – Lajmi duket i saktë

Gjatë korrikut tregimi fillon të qartësohet me Marcan që raporton për negociatat mes dy klubëve në faqen e parë.

Më pas raportet në Itali theksojnë që Ronaldo do të nënshkruaj një kontratë me pagë 30 milionë euro me Juven.

Shumë raporte në Itali theksonin se Ronaldo do të përfitojë 30 milionë euro me kontratën e re, me kompanitë familjare të Juves si Exor që do të sponsorizonin kontratën e Ronaldos.

Gjithçka mbeti në dorë të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez se a do ti qëndronte besnik çmimit prej 100 milionë euro.

9 korrik – Juventusi bën ofertë

Dje u raportou që Mendes ia kishte prezantuar zyrtarisht ofertën e Juvës Real Madridit, me një takim që ishte paraparë sot për të parë a do të pranohet.

Sot – Mendes takohet me drejtues të Madridit

Jorge Mendes takohet me Los Merengues sot, para se të informojë Juventusin që oferta e tyre do të pranohet sot.

Sot – Agnelli ateron në Greqi

Këtë mëngjes presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ishte parë duke u larguar nga aeroporti i Pisas me një avion privatë për në Greqi.

Ronaldo ishte atje në pushim dhe ku shpejt u bë e qartë që shefi kishte ateruar atje për ta përfunduar transferin.

Sot – Ronaldo bëhet zyrtarisht lojtar i Juventusit

Me në fund, këtë mbrëmje, Real Madridi lëshon një deklaratë që konfirmon nënshkrimin e Cristiano Ronaldos për Juventusin.

“Real Madrid CF lëshon këtë komunikatë, që si përgjigje dhe me dëshirën dhe kërkesën  shprehur nga Cristiano Ronaldo, jemi pajtuar që ai të transferohet në Juventus CF”, konfirmuan largimin e tij fituesit e Ligës se Kampionëve.

“Sot, Real Madridi dëshiron që ti shpreh mirënjohje një lojtari i cili tregojë se është më i miri në Botër dhe i cili ka thyer çdo rekord në histori të këtij klubi”.

“Jashtë titujve që i fitojë, trofeve dhe çmimeve individuale për këto nëntë vite, Cristiano Ronaldo ishte një shembull se si duhet punuar, i dedikuar në stërvitje, përgjegjës dhe një talent i rrallë i futbollit”