Ronaldo në Manchester, tregon orën dy milionëshe prej diamanti

Një detaj nga konferenca e mbrëmshme për media e Ronaldos nuk ka kaluar pa u vërejtur.

Marketing

Cristiano Ronaldo pati një orë super të shtrenjtë në konferencën e tij për shtyp, e cila duket se është prodhuar nga marka Jacob&CO Caviar Tourbillion.

Orën, që kushton rreth 2 milionë euro, Ronaldo e tregoi me mburrje gjatë konferencës, duke u siguruar që të gjitha kamerat ta kapnin atë, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Juventusit, që u kthye në shtëpinë e tij të dikurshme për t’u përballur me ish-klubin Manchester United, e shfaqi me mburrje orën e cila duket se është punuar me 424 gurë diamanti.

Paraqitja me mburrje e pasurisë së tij në një konferencë shtypi para ndeshjes me Manchester United, vjen disa javë pas akuzave për dhunim që kanë ardhur në drejtim të tij.

 

Marketing