Juventusi e ka vendosur në shitje yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo për merkaton verore të ardhshme.
Sipas Sport, “Zonja e Vjetër” është duke konsideruar ta shesë portugezin për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka ndikuar negativisht në financat e klubit, transmeton lajmi.net.
Ronaldo fiton rreth 540 mijë euro në javë, që është katër herë më shumë se lojtari i dytë më i paguar në klub, pra Matthijs de Ligt.
Kontrata momentale 35-vjeçarit i skadon në vitin 2022 dhe gjiganti italian shpreson ta shesë dhe të mos e lejojë pas dy viteve të largohet si agjent i lirë.
Interesim për Ronaldon në të kaluarën ka treguar PSG, skuadër e cila thuhet se do provojë ta transferojë edhe në afatin veror.
Juventusi shpreson ta shesë pesë herë fituesin e Topit të Artë për së paku 50 milionë euro.