Ronaldo përmbysë Empolin për tre pikëshin e Juventus

Juventus ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Empolit, me rezultatin 1:2.

Marketing

Ndeshja filloi me iniciativën e Juventus, të cilët sulmonin më shumë dhe mundoheshin të rrezikonin kohë pas kohe, shkruan lajmi.net.

Befasia erdhi në minutën e 28’ nga vendasit, të cilët me anë të Francesco Caputo, realizuan për 1:0.

Ky gol erdhi pas një kundërsulmi mirë të organizuar nga skuadra vendase. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë shfaqi një Juventus komplet ndryshe. Ata u hodhën me të gjitha forcat në sulm.

Pash 10 minutave lojë në pjesën e dytë, u akordua penallti në favor të “zonjës së vjetër”. 11-metërshin e ktheu në gol ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo (54′).

Mysafirët nuk u ndalën me kaq dhe në minutën e 70’ ishte përsëri portugezi, i cili me një goditje nga jashtë 16 metërshi, realizoi golin më të bukur në fanellën e Juventus, për rezultatin final 1:2.

Me këtë fitore,skuadra e Juventus vazhdon rrugëtimin e vetmuar në krye të tabelës, me 28 pikë të grumbulluara.