Ronaldo zbulon se a do të largohet nga Al-Nassr

Cristiano Ronaldo ka njoftuar se nuk do të largohet nga Al-Nassr.

Marketing

Ylli portugez erdhi në janar në Arabinë Saudite, ku arriti të shënonte gola, por jo edhe ta fitonte titullin e kampionit.

Ai njoftoi se nuk do të largohet nga liga arabe, përkundër theshethemeve për një kalim të mundshëm te Newcastle.

“Jam i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj këtu. Jeta po shkon mirë, liga po shkon mirë. Lojtarët e mëdhenj janë të mirëseardhur. Nëse kjo ndodh, liga do të përmirësohej”, tha Ronaldo.