Ronela Hajati duket se ka një hatërmbetje me organizatorët e festivalit “SunnyHill”, që organizohet nga babai Dua Lipës.
Në një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram,ata i kanë thënë këngëtares se edhe ajo duhet të kishte qenë e ftuar në “Sunny Hill Festival”.
E njohur për batutat dhe ironitë e saj, Ronela nuk ngurroi të përgjigjej, duke shtuar se, “S’jemi në atë nivel akoma”.
Ronela Hajati vetëm pak kohë më parë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion” në kompeticionin më të rëndësishëm të muzikës europiane.
Por me shumë mundësi edhe Ronelës mund ti vijë radha të jetë në “Sunny Hill” vitin e ardhshëm.