Gjermania do të mbetet mbështetëse e fortë e zgjerimit të BE-së. Edhe pse kryesimi jonë do të ndikohet shumë nga KOVID-19, Ballkani Perëndimor do të mbetet çështje shumë e rëndësishme gjatë presidencës gjermane, tha ministri shtetëror gjerman për Evropën, Mikael Rot gjatë onlajn panel diskutimit të sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrin shqiptar Gent Cakai.
Rot tha se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë me reformat dhe t’i përshpejtojnë ato.
Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është uin-uin situatë, nga e cila do të përfitojnë të dyja palët.
“Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Anëtarët e BE-së duhet të bien dakord për një kornizë bisedimesh bazuar në metodologjinë e re, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë me reformat dhe t’i përshpejtojnë ato. Kjo është e rëndësishme për të dyja vendet. Disa anëtarë të BE-së e nënvlerësojnë rolin thelbësor të Ballkanit Perëndimor për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për të gjithë. Kjo është një situatë uin-uin, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për BE-në”, tha Rot.
Sipas ministrit shtetëror, përveç demokracisë dhe emigrantëve, Gjermania gjatë presidencës në raport me Ballkanin Perëndimor, do të përqendrohet edhe tek të rinjtë. Duhet, siç shpjegoi Rot, të sigurohet arsimi cilësor, sepse vetëm me të rinj të arsimuar vendet mund të kenë një të ardhme cilësore.
Në këtë kontekst, ai paralajmëroi një konferencë për në tetor ose nëntor me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila, theksoi, në qendër të dialogut do t’i vendosë të rinjtë dhe perspektivat e tyre.
Paneli i quajtur “Çfarë do të thotë fillimi i negociatave aderuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ?” filloi në orën 5 pasdite dhe e ka organizuar Fondacioni Fridrih Ebert.