Rrahje masive në Gjakovë, gjashtë vetë bëhen për spital

Policia në Gjakovë ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme rreth një borxhi janë rrahur në mes veti.

Marketing

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Anton Çetta” ku të dyshuarit gjatë përleshjes kanë përdorur shishe të qelqit dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë komunikatë.