Një rrahje masive është parë në një ndeshje të basketbollit.
Më saktësisht, kjo ka ndodhur në ligën elitare të Tajvanit, ku po luanin ekipet Taoyuan Leopards dhe TaiwanBeer HeroBears në T1 League.
Kur kishte mbetur edhe një minutë lojë, kapiteni i HeroBears, Chiang Yu-an e mori një goditje në fytyrë nga kundërshtari i Leopards, Chen Hsiao-jung, ndërsa prej aty filloi gjithçka, shkruan “Gazeta Express”.
Në parket u futën edhe zyrtarët dhe trajnerët e të dyja ekipeve, disa prej tyre për t’u përleshur e të tjerë për t’i qetësuar gjakrat.
I pranishëm në këto skena të turpshme ishte edhe basketbollisti i dikurshëm i famshëm i NBA-së, Dwight Howard, i cili është pjesë e Taoyuan Leopards.
Ndeshja u shty për 20 minuta derisa referët t’i shihnin pamjet.
Në fund, 12 lojtarë u suspenduan, prej tyre pesë nga HeroBears dhe shtatë nga ekipi Leopards.