Rrahje mes dy personave në Istog, e pëson keq i treti që tentoi t’i ndajë

Dy persona janë arrestuar dje në Istog.
Të njëjtit, sipas Policisë së Kosovës, janë rrahur mes vete në një lokal, shkruan lajmi.net.Gjatë rrahjes së tyre një kalimtar i rastit -viktima mashkull K/Shqiptar kishte ndërhyrë që t’i ndajë mirëpo kishte pësuar lëndime trupore.

Marketing

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas ishte liruar për në shtëpi.Dy të dyshuarit gjatë rrahjes kishin pësuar lëndime dhe i’u është ofruar ndihmë mjekësore në QMF në Istog.Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.