Rrahu djalin, arrestohet babai nga Shkupi

Pasi kishte rrahur djalin e tij të mitur, babai 38 vjeçar nga rrethi i Shkupit është befasuar nga ekipi policor në mbrëmjen e kaluar.

Marketing

Ai u arrestua, ndërsa nga policia thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrejnë kallëzimin përkatës.

“Me datë 08.01.2023 në ora 22:30 në fshatin Lisiçe e Poshtme të Shkupit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria V.J (38) nga Shkupi për shkak se ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur”, thonë nga MPB

Marketing