Rrëfehet babai i Wanda Narës: Nuk flas me vajzën time, është ‘verbuar’ nga paratë!

Polemikat nuk kanë fund mes Wanda Narës, Mauro Icardit dhe familjarëve të tyre.

Marketing

Së fundmi ka folur babai i modeles argjentinase, Andres Nara, i cili ka bërë publike se nuk ka komunikim fare me Wandën.

Sipas tij, Wanda dhe Icardi janë “verbuar” nga fama dhe paratë.

“Me Wandën nuk flasim. Në këtë fazë të dy janë të ‘verbuar’ nga fama, nga paratë dhe situata që jetojnë, kanë frikë nga personat që i afrohen. Nuk më pëlqen kur dikush është i paarritshëm vetëm sepse ka famë dhe para. Do dëshiroja të flisja me Mauron sikur të ishte një djalosh normal, por as ai dhe as Wanda nuk janë më. Wanda ka arsyet e saj edhe pse nuk ka ndodhur asgjë për të mos më folur. Ndoshta e shqetëson se në disa raste, me të drejtë kam mbrojtur, Maksi Lopezin, por fakt është që si baba i dy fëmijëve, Maksi ka të drejtë t’i takojë ata sa herë që e kërkon”, tha ai.

Marketing