Rrëfimi prekës i Arjolës: Kam falur tradhëtinë për 6 vite…

Sonte gjatë spektaklit të Big Brother pati një rrëfim të fortë nga Arjola Demiri.

Marketing

Ajo rrëfeu për përiudhën më të vështirë të jetës së saj, atë të tradhtisë dhe divorcit.
Arjola rrëfeu se e kishte marrë vesh nga miqtë e saj se bashkëshorti po e tradhtonte dhe atë periudhë ajo ishte shtatzënë me djalin e saj Rubinin.

Për gjashtë vite rresht ajo e ka falur këtë gjë, derisa erdhi një moment kur vendosi të largohet në Suedi me tre fëmijët e saj të vegjël, larg familjes.

Kjo periudhë për aktoren ishte depresive, e këtë gjë e ka vuajtur edhe nëna e saj, e cila e priti me derën hapur kur Arjola u rikthye në Shqipëri, duke e përkrahur në maksimum.

Ajo ndër të tjera ka deklaruar se nuk do të martohet më kurrë, e kjo gjë nuk i ka pëlqyer nënës së saj.

“Nëna ime ka kërkuar borxh për të më ndihmuar të rris fëmijët e mi. Kam dashur gjithmonë ti kërkoj falje publike nënës time se i kam shkaktuar shumë dhimbje, e ka vuajtur më shumë se unë.”, deklaroi Arjola.

Marketing