Rrënia e BDI-së filloi me Gostivarin dhe Tetovën, a do të mbaron me Shkupin nëse nuk intervenohet me kohë?!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbetet figura më e dashur tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai brenda 20 viteve të fundit me vizionin e qartë bëri shumë projekte historike dhe kombëtare për shqiptarët në të njitha nivelet.

Marketing

Sot falë Ahmetit, shqiptarët janë të përfaqësuar në polici, ushtri, administratë, gjykata dhe në cdo instutucion relevant shtetëror. Ai bërë legalizimin e USHT-së, ai solli Skenderbeun në Shkup.

Ai bëri për herë të parë Kërcovën dhe Strugën i bëri dy komuna shqiptare. Bëri që më ligj të valvitet flamuri shqiptar kudo në Maqedoni, por edhe në komuna të qëndroj. Gjuha shqipe të përdoret në pasaporta dhe dokumente tjera personale dhe shumë e shumë proekte tjera kombëtare.

Të gjitha këto suksese u përqafuan fuqishëm nga populli, në shumë cikle zgjedhore. Mirë kohën e fundit në munges të përfaqësimit të denjë të BDI-së në shumë komuna, ka rrënie të besimit.

Dëshprimi i madh i një pjesë të qytetëve shqiptar ndaj BDI-së ka filluar nga Gostivari dhe Tetova, dy qytete ku dalin më shumë deputet shqiptar në njësin zgjedhore numër 6.

Ky dëshprim si duket në munges të përfaqësimit të drejtë të aktorëve lokal që i fitojnë votat në terren, të cilët nuk përfaqësohen sipas meritave në Qeverin e Maqedonisë së Veriut, ka tendenc që shumë shpejt të zbret në Shkupin dardan.

Mbi 90 përqind e votuesve të Komunës së Sarajit janë të rreshtuar pas krytarit aktual, Blerim Bexhetit i cili në zgjedhjet e fundit i siguroi afro 11.000 vota për BDI-në.

Ndërkoh, ish kryetari i komunës së Cairit, Izet Mexhiti i cili që ka qenë kryetari i parë shqiptar në komunën u krijua pas konfliktit të vitit 2001 arriti që Shkupin ta bëj të shqiptarëve, arriti që shumë proekte të kryetarit të BDI-së,z Ali Ahmetit ti realizoj në Shkupin dardan.

Mexhiti një strateg i plotikës dhe një kryetar komune me disa mandate arriti që të jetë shumë i dashur në mesin e banorëve të komunës se Cairit dhe më gjërë në Shkup e deri në Kumanovë, duke ju zgjidhur shumë probleme dhe halle që i kishin qytetarët shqiptar.

Dera e kryetari të komunës-ishte e hapur për të gjithë qytetarët hallexhinj.

Mexhit ka bërë projekte të shumta për shqiptarët, ndërsa për herë të parë një gjeneratë të shkolluar të ekonomistash ju dha shancën që të bëhen drejtor dhe të kenë pozita në institutucine të ndryshme shtetërore.

Ajo gjeneratë është super aktive dhe shumë e suksesshme.

Sondazhi i IRI-t amerikan:

Përparësi bindëse e VMRO-DPMNE-së 19 % ,LSDM-së 12 %, Levica 6 %,

Tek blloku shqiptar BDI 7%, ASH 5%, Besa 4%…

Sondazhi tregon rezultate interesante për partitë në bllokun shqiptar, ku Aleanca e Shqiptarëve mbetet 5 për qind prapa me vetëm ndy pikë përqindje prapa BDI-së, e cila ka 7.

Kjo rrënie e BDI-së faturohet se njerzit e vërtetë që janë llokomotiva në terren nuk janë të përfaqësuar në ekzekutiv në bazë të meritave dhe shqiptarët nuk mund ta marrin hisen e vet në qeveri.

Mungojn investimet në të gjitha komunat shqiptare në Maqedonin e Veriut. https://albanian.mk/