Rreth 1000 persona do të kyçen në procesin e skriningut (Video)

Qeveria ka formuar strukturën negociuese për procesin e skrinigut. Në krye të saj do të jetë trupi koordinues për aderim drejt BE-së, pjesë e së cilit do të jetë Kryeministri Zoran Zaev dhe disa ministra të kabinetit.

Marketing

Më pas vjen delegacioni që do të udhëheqë me negociatat. Në krye të tij do të jetë zëvendëskryeministri Bujar Osmani në rolin e negociatorit kryesor, ndërsa për zëvendës do të ketë Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov. I treti në këtë strukturë është grupi negociues që do të drejtohet nga Bojan Mariçiq, përgjegjës për nivelin teknik për të gjithë kapitujt e bisedimeve.

“Para nesh qëndron procesi më i rëndësishëm i historisë sonë. Proces për të cilin nuk guxojmë të lëshojmë rastin për të ndërtuar konsensus mbi nacional. Proces i cili është aq i rëndësishëm, që nuk mund t’i lihet vetëm qeverisë për ta implementuar, por në të duhet të përfshihen përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, të gjithë faktorëve shoqërorë, ekspertëve publik, përfaqësuesve të sferës akademike, sektorit civil,, ju mediat natyrisht, por para së gjithash dua të thërras në përfshirje edhe opozitën edhe deri më tani ka qenë e involvuar në proces dhe është e mirë se ardhur dhe presim që edhe më tej të jetë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për vendin”, tha Bujar Osmani – zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

Ndonëse kërkoi përkrahjen e opozitës, Osmani nuk tregoi konkretisht nëse asaj do t’i rezervohet vend në strukturën e procesit, grupi negociues i të cilit gjithsej do të ketë 35 grupe pune. Një pjesë e tyre do të formohen deri në fillim të shtatorit ndërsa formimi i të gjitha grupeve do të përfundojë në fund të tetorit.

“Ky grup negociues do të ketë rreth 15 negociatorë, ku secili prej tyre do ta ndjekë dhe koordinojë punën e një, ose më shumë grupeve të punës, të cilët mbulojnë ndonjë nga kapitujt ligjor të BE-së, në përputhje me temën e tyre. Numri më i madh i këtyre negociatorëve do të jenë zyrtarë shtetërorë me përvojë nga ministri të ndryshme, ose organesh shtetërore, që punojnë në fushat që mbulohen nga kapitujt përkatës”, u shpreh Bojan Mariçiq – negociatori kryesor teknik.

Mariçiq shtoi se ka kapacitete njerëzore për këtë, por megjithatë nevojitet përforcimi i të njëjtëve. Numri i përgjithshëm i personave që do të kyçen në këtë strukturë pritet të shkojë deri në 1000 shtoi ai. Emrat e atyre që do të jenë pjesë e këtyre grupeve ende nuk dihen. Kjo sepse, siç tha kryesuesi i negociatave Osmani, tani për tani është përcaktuar vetëm modeli i strukturës. Sa u përket parave që do të harxhohen, Osmani nuk dha shifra konkrete, por tha se Qeveria që do ta financojë këtë proces sa do që të kushtojë, ndërsa një pjesë e parave do të sigurohen nga fondet IPA.

Skriningu duhet të përfundojë deri në qershor, atëherë edhe kur Këshilli i Evropës do të mblidhet sërish. Deri atëherë, paralelisht me skriningun, Maqedonia duhet të punojë edhe në zbatimin e marrëveshjes me Greqinë dhe realizmin e reformave më me prioritet sipas planit 18. Krahas këtyre, vendin e pret edhe referendumi në shtator, ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhjeve Presidenciale në çerekun e parë të 2019-tës.

#10Minuta

#10Minuta |01.08.2018FORMOHET STRUKTURA PËR SKRININGUNRRETH 1000 PERSONA DO TË KYÇEN NË PROCES

Publiée par TV21 sur Mercredi 1 août 2018

Marketing