Ballina Aktuale Rreth 13 mijë sirianë zhvendosen në afërsi të kufirit me Turqinë

Rreth 13 mijë sirianë zhvendosen në afërsi të kufirit me Turqinë

Rreth 13 mijë civilë tjerë janë zhvendosur në dy ditët e fundit në afërsi të kufirit me Turqinë për shkak të sulmeve intensive nga regjimi sirian dhe mbështetësit e tij.

Marketing

Sipas informacioneve të marra nga Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, që përpilon të dhënat lidhur me civilët e zhvendosur nga rajoni, mësohet se si pasojë e sulmeve të kryera edhe me mbështetjen ajrore të Rusisë, ka filluar zhvendosja nga vendbanimet Han Asal, Kefer Naha dhe Ayn Cara.

Për shkak të sulmeve të kryera në dy ditët e fundit kanë mbetur pa shtëpi 12, 884 civilë të përbërë nga 2, 386 familje.

Një pjesë e madhe e civilëve të zhvendosur janë strehuar në rajonet pranë kufirit me Turqinë ndërsa një pjesë tjetër në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Marketing
Exit mobile version