Ballina Lajme Maqedoni Rreth 200 vozitës në Shkup shkelin ligjin, policia iu shqipton gjoba

Rreth 200 vozitës në Shkup shkelin ligjin, policia iu shqipton gjoba

Sektori për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup, dje prej orës 6:00 deri në mesnatë kreu aksion kontrolli për zbulimin e vozitësve të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes me automjet motorizues në rajonin e Shkupit. Me atë rast janë sanksionuar 43 vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë. Janë zbuluar edhe 46 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë 16 urdhër-pagesa dhe 30 urdhër-pagesa kundërvajtëse, kumtoi MPB.

Marketing

Sektori për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup mbrëmë prej orës 23:00 deri në orën 5:00 kreu aksion kontrolli për zbulimin e vozitësve të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit në rajonin e Shkupit. Me atë rast janë sanksionuar 25 vozitës tek të cilët është konstatuar prezencë e alkoolit. Janë zbuluar edhe 33 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë 33urdhër-pagesa kundërvajtëse.

Dje prej orës 14:00 deri në mesnatë janë sanksionuar 14 drejtues motoçikletash, ndërsa janë zbuluar edhe 28 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë 21 urdhër-pagesa mandati dhe shtatë urdhër-pagesa kundërvajtëse.

Marketing
Exit mobile version