Rreth 400 milion euro nga Banka Botërore për projekte në Maqedoni

Banka Botërore do t’i vendosë në dospozicion rreth 400 milion euro Maqedonisë për projektet në katër vitet e ardhshme. Kjo ishte theksuar në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në të cilat merr pjesë delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e BPRM-së Anita Angelovska Bezhoska.

Marketing

Për pakon e projekteve dhe strategjinë e re për bashkëpunim me Bankën Botërore, siç kumtoi Ministria e Financave, është biseduar në mbledhjen e delegacionit të Maqedonisë me nënkryetarin e Bankës Botërore, Siril Muler dhe drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore, Linda Van Gelder.

Me këto mjete do të përkrahet përmirësimi i konkurencës së sektorit privat, zhvillimi i shkathtësive dhe krijimi i më shumë mundësive për kategoritë më të rrezikuara, si dhe përmbajtja e përmirësuar institucionale dhe fiskale.

“Me strategjinë e re të viteve 2019-2023 do të investohen mjete të mëdha në përmirësimin e konkurencës të ekonomisë së Maqedonisë dhe arritjen e rritjen inkluzive dhe të përmbajtur. Kjo mund të arrihet përmes përmirësimit të konkurencës së sektorit privat, mbrojtjes së kategorive të rrezikuara dhe hapjen e mundësive të reja për to, si dhe përforcimin e institucioneve dhe përmbajtjen e financave publike. Bëhet fjalë për rreth 35 projekte nga fusha e përkrahjes së biznesit, transportit dhe lidhjeve, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, punës dhe politikës sociale, shoqërisë informatike dhe administratës, arsimit dhe shkencës, mjedisit jetësor, financave dhe bujqësisë”, tha ministri i Financave Dragan Tevdovski.

Në suaza të këtyre 35 projekteve janë planifikuar edhe projekte infrastrukturore për rehabilitim të rrugëve kombëtare, rajonale dhe lokale në periudhën e viteve 2019 deri në 2021.

Janë planifikuar edhe projekte për përkrahje të sektorit privat përmes mikrofinancimit, shërbimeve këshilldhënëse, përkrahje për modernizimin teknologjik dhe përkrahje për inovacionet. Do të përkrahen edhe investimet në burimet e ripërtërira të energjisë.

Marketing