Ballina Lajme Maqedoni Rrezikohet Bërvenica, Pajaziti fton banorët që të votojnë

Rrezikohet Bërvenica, Pajaziti fton banorët që të votojnë

Në një status në rrjetet sociale në facebook kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicëc z.Enver Pajaziti ka bërë thirje për votë masive që të mbahet përcaktimi kombëtar i kësaj ane.
Statusi i plotë:

Marketing

Mos ta rrezikojmë komunën e Bërvenicës për 10 minuta kohë që na duhen për të votuar.

Mosdalja në votim është rrezikim i komunës tonë.

Fletët e pavlefshme janë rrezikim për komunën tonë.

Unë e di se për çështje kombëtare jemi bashkuar gjithmonë, unë ju njoh, prandaj MOS E LINI PA VOTUAR.

Bashkë me familjet Tuaja, të afërmit, farefisin, shokët e miqtë dilni dhe votoni.

Na priftë e mbara dhe Zoti na ndihmoftë të gjithëve

Marketing
Exit mobile version