Ballina Lajme Kosovë Rrezikon t’i shtohet edhe Kosova, kjo është lista e vendeve që janë...

Rrezikon t’i shtohet edhe Kosova, kjo është lista e vendeve që janë të sanksionuara nga BE-ja

Gjatë ditës së martë, u raportua se Bashkimi Evropian është duke bërë gati një paketë sanksionesh për Kosovën pas tensioneve në veri të vendit dhe pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç thonë nga BE-ja, nuk ka marrë hapat e duhur në favor të depërshkallëzimit të situatës.

Marketing

Në anën tjetër, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian tashmë e kanë në tryezë planin për sanksione ndaj Kosovës.

Kështu, Kosova rrezikon të futet në hartën e vendeve të cilat janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian, një hartë e përbërë në shumicë nga vende jo-mike të Bashkimit Evropian dhe të identifikuara me sjellje jo-demokratike.

Në këtë listë, përveç Rusisë e cila është e sanksionuar nga Bashkimi Evropian për shkak të agresionit dhe pushtimit të saj mbi shtetin e pavarur të Ukrainës gjendet edhe Bellorusia për shkak të përkrahjes që i ka dhënë Rusisë në këtë nismë.

Në listë është edhe Afganistani, më saktësisht, talibanët ndaj të cilëve Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione. Ndër shtetet e tjera janë Burundi, Kina, Afrika Qëndrore, Korea e Veriut, Republika e Kongos, Guinea, Haiti, Irani, Iraku, Libani, Libia etj.

Në këtë listë, të cilën mund ta gjeni të plotë duke klikuar këtu përfshihen edhe sanksionet të cilat janë adoptuar nga Kombet e Bashkuara dhe sigurisht janë mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Kosova së paku sipas raportimeve rrezikon të bëhet pjesë e kësaj liste.

Një vërejtje alarmuese e ka dhënë të martën edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili u shpreh se Kosova rrezikon të përballet me një pako të sanksioneve nga ndërkombëtarët.

Marketing
Exit mobile version