Rreziqet e shëndetit që vijnë nga netët e nxehta

Kjo verë ka shënuar rekorde të temperaturave të larta përvëluese e të dëmshme për shëndetin.

Vapa, sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, është e rrezikshme dhe shpesh vdekjeprurëse, sidomos për të miturit dhe të moshuarit.

Sidoqoftë, rreziku për shëndetin nuk vjen vetëm nga vapa gjatë ditës por edhe temperaturat e nxehta gjatë natës.

Marketing

Rreziqet për shëndetin nga vapa e natës

Drobitja nga vapa është më se e zakonshme jo vetëm gjatë ditës por edhe natën. Ajo ndodh kur temperatura e trupit rritet deri në 39.5 gradë.

Kjo drobitje shoqërohet me të përziera, dhimbje koke, marramendje apo humbje të vetëdijes.

Njerëzit e prekur nga sëmundjet e zemrës apo obeziteti janë më të rrezikuar nga pasojat negative të vapës jo vetëm gjatë ditës por edhe gjatë natës.

Rreziku është i lartë gjatë natës kur njeriu është në gjumë dhe nuk është freskuar mjaftueshëm.

Kjo ndodh sepse njeriu nuk është i vetëdijshëm në luhatjet e temperaturave gjatë natës dhe ndikimit në shëndet.

Ekspertët këshillojnë që përpara gjumit të shmangni aktivitetet e mundimshme fizike për sa kohë temperatura e trupit nuk është ulur akoma.

Jeta në qytet është si ferr në verë

Ekspertët paralajmërojnë se zonat urbane janë ishuj të mirëfilltë nxehtësie në verë ndërsa jeta në zonat rurale është më e freskët.

Për më tepër, zonat me një popullsi mbi 1 milionë njerëz kanë një temperaturë që është 1.8 deri në 5.8 gradë më e lartë se zonat e tjera.

Kjo situatë vështirësohet më shumë gjatë natës ku temperatura mund të arrijë deri në 22 gradë më shumë se në fshat.

Gjatë natës, godinat e qytetit çlirojnë nxehtësinë e akumuluar gjatë ditës dhe kësisoj trupi i njeriut e ka të vështirë të rimëkëmbet nga ekspozimi afatgjatë në diellin e ditës.

Ekspertët thonë se është e rëndësishme që të qëndroni në ambiente me ajër të kondicionuar dhe të hidratoheni shumë dhe të bëni gjithçka që është e mundur që të ulni temperaturën e trupit.

 

Marketing