Ballina Lajme Botë Rrëzohet aeroplani me 107 pasagjerë në bord në Pakistan

Rrëzohet aeroplani me 107 pasagjerë në bord në Pakistan

Një aeroplan me mbi 100 persona në bord është rrëzuar në qytetin Karaçi të Pakistanit, thanë zyrtarët e aviacionit.
“Ne po përpiqemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por fillimisht bëhet fjalë për 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit”, tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në Pakistan.

Marketing

Aeroplani ishte duke fluturuar nga qyteti Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuara të Pakistanit.

Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë se vendi i përplasjes ishte një zonë banimi në Karaçi, raporton BBC.
Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Raportohet edhe për disa shtëpi të dëmtuara.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhë vetëm disa ditë pasi Pakistani lejoi rifillimin e fluturimeve tregtare.

Marketing
Exit mobile version