Një avion luftarak i Mianmarit është rrëzuar gjatë përleshjeve midis ushtrisë dhe një grupi kryengritës, thanë të dyja palët.
Avioni u rrëzua mbi shtetin Kayah në Mianmarin lindor, pranë kufirit me Tajlandën, të shtunën gjatë luftimeve midis ushtrisë dhe Forcës së Mbrojtjes së Kombeve Karenni (KNDF), e cila tha se rrëzoi avionin.
Zëdhënësi i Junta-s, Zaë Min Tun, i tha medias shtetërore MRTV-së se avioni u rrëzua për shkak të një problemi teknik dhe pilotët ishin hedhur në mënyrë të sigurt dhe ishin në kontakt me ushtrinë.
Incidenti vjen teksa ushtria e Mianmarit lufton me forcat e opozitës në fronte të shumta, ndërsa forcat e pakicave etnike dhe milicitë anti-junta ngritin një rebelim që analistët e sigurisë thonë se po kryhet me një nivel të paprecedentë koordinimi.
Presidenti i instaluar nga ushtria javën e kaluar tha se Mianmari rrezikohej të shpërbëhej për shkak të dështimit për t’u marrë me kryengritjen në mënyrë më efektive.
Konflikti në shtetin Shan, në verilindje në kufi me Kinën, ka zhvendosur të paktën 50,000 njerëz, me rrugët tregtare të ndërprera dhe disa qytete të pushtuara që nga një ofensivë anti-junta e nisur muajin e kaluar nga tre grupe kryengritëse të pakicave etnike, shkruan Reuters.