Rritet intensiteti i komunikacionit në Qafë-Thanë

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përveç se në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, ku vërehet frekuencë e rritur, ndërsa pritjet janë rreth 30 minuta, informoi Lidhja Automote e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata.

Marketing